I dashur miku im Meti!
Ende jam në dilemë të shkruaj për ikjen tënde!
Ende besoj se do jetë ndonjë nga ato shakatë e tua miku im!
Ende besoj se ti tani je duke na vështruar nga larg dhe nga lart, po vë buzën në gaz, ashtu siç vetëm ti dije të buzëqeshje, dhe sheh sa lot dhe dhimbje ka pllakosur në qytetin tënd dhe njerëzit e tu te afërt dhe të dashur!
Sepse ti kurre nuk mund të ikësh Meti, sepse ti je yni, të duam gjithmonë këtu, me ne, me familjarët e tu, me miqtë e tu, me kolegët si-vëllezër të tu, me dashamirësit e tu në Vlorë dhe kudo nga veriu në jug, ti je aty në skenë, ti je në gezimet dhe hidhërimet tona!
E nëse ke vendosur që një herë të vetme në jetë të jesh serioz, me trupin tënd bëj çtë duash, është yti!
Por me shpirtin tënd jo miku im, jo o Meti jo, do ta mbajmë, sepse shpirtin na e kishe falur ne!
Duket sikur ike larg, por të siguroj miku im Meti, që të ndjejmë edhe më afër, je thellë ndër cdo vlonjat!
Të jam mirënjohës për gjithçka miku im i mire Muhamet Liko!
Të tjerat do të ti llafos kur të vij koha të të takoj nga afer!
U prehsh në paqe or mik!