Shpëtim Gjika humb babain: Lamtumirë Baba! Lamtumirë Komandanti im Qamil Gjika!

Ish-Kryetari i bashkisë Vlorë ka humbur babain e tij.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjika nëpërmjet një statusi në facebook.

 

“Iku i përmalluar për të dashurit që do takojë atje lart, sidomos bashkëshorten e tij, Ervehenë!” – Shkruan Shpëtim Gjika

Statusi:

“Të dashur miq, shokë, dashamirës dhe të afërm të mi!

Baba, Komandant Qamil Gjika, iku përgjithmonë!

Iku i lumtur për gjithçka la pas!

Iku i përmalluar për të dashurit që do takojë atje lart, sidomos bashkëshorten e tij, Ervehenë!

“Mirë bëj sa të mundesh, keq mos bëj kurrë”-filozofia e Babës, e cila u bë lejtmotivi im në punë dhe në jetë!

Lamtumirë Baba!
Lamtumirë Komandanti im Qamil Gjika!

Përcjellja bëhet ditën e dielë, dt.30 qershor 2019, ora 13.00!
Adresa: Kompleksi Breshani-Uji i Ftohtë Vlorë!”

@laberianews

 

Loading...