Ish Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika ka një peng,
nuk mundi të shpallte “Qytetarë Nderi të Vlorës” ne 100-vjetorin e Pavaresisë ,dy personalitete të shqiptarizmës, Arbën Xhaferri dhe Albin Kurti.
Për këtë Gjika ka një sygjerim për Këshillin e sotëm Bashkiak të Vlorës.
“I sugjeroj modestisht si qytetar, Këshillit të sotëm Bashkiak, ta shohi si mundësi për 28 Nëntorin e këtij viti” – shkruan Gjika në rrjetin e tij social facebook.
Statusi i plotë:
Nëse kam ndonjë peng nga festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë, është që nuk munda ti shpallja Qytetarë Nderi të Vlorës, këto dy personalitete të shqiptarizmës, Arbën Xhaferri dhe Albin Kurti 🇦🇱!
I sugjeroj modestisht si qytetar, Këshillit të sotëm Bashkiak, ta shohi si mundësi për 28 Nëntorin e këtij viti 🇦🇱!
A.A /Labëria News