Shpëtim Gjika Kujton nënën e ndjerë: “E dashur nëna ime, dua të të kujtoj ashtu të qeshur, përherë e sakrificës,e thjeshtë deri në përulësi”

Nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social facebook ish-Kryetari i Bashkisë Vlore Z.Shpëtim Gjika ka kujtuar sot nënën e tij .

Me fjalë zemre,prekëse,të ndjera të shoqëruar me foton e saj ai shkruan:

“Dua të të kujtoj ashtu të qeshur, përherë e sakrificës, e dhimbjes, e urtë, punëtore deri në vuajtje, e dashur deri në vetmohim, e thjeshtë deri në përulësi”

Statusi i plotë:

“Sot, në të 27 përvjetorin e largimit tënd e dashur nëna ime, dua të të kujtoj ashtu të qeshur, përherë e sakrificës, e dhimbjes, e urtë, punëtore deri në vuajtje, e dashur deri në vetmohim, e thjeshtë deri në përulësi, e ëmbël por e rreptë kur gaboja, më ke dhënë shumë dhe pak të riktheva, nuk më le kohë, ike shpejt!”
@laberianews

Loading...