Reagim politik nga ish-Kryetari i Bashkise Vlore Shpetim Gjika:
Edhe në qoftë se nga Këshilli Politik del “tym i bardhë”, konsesusi i imponuar nxitimthi, më së shumti besoj se do të plotësojë nevojat e pjesëshme të partive politike, ose më mirë të them do t’u ofrojë “garancitë” e nevojshme për të qëndruar apo marrë pushtetin e radhës, por me keqardhje konstatoj se publikut të gjerë jashtë partive, me përjashtim të nevojave bazike të një proçesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, nuk do t’i përmbushen kërkesat për adresimin cilësor të votës së tyre !
Pra, nuk do të ketë lista të hapura, vetëm të cilat mundësojnë që, në se unë e jap votën te Qaniu, nesër nuk më çfaqet në Parlament Naqiu si “kaçurrels me fëmra me wiski”, si “autoshkolle”, si “ballabox” apo edhe si “kërpëratë” !