Shpëtim Idrizi: “Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006.Prej atëherë e kam pas të pamundur”

Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së që në zhargon njihet si Partia e Çamëve bëri sonte një deklaratë emocionuese.

Hera e fundit që kam shkelur në Çamëri ka qenë në vitin 2006 dhe prej atëherë e kam pasur të pamundur”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës me Mustafa Nanon në “Provokacija”, kreu i PDIU-së tha se ka tentuar të shkojë sërish, por nuk i është garantuar siguria.

Idrizi: “Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006. Prej atëherë e kam pas të pamundur. Do ishte rast i mirë të ishim bashkë, se do ishte rast i mirë që të më mundësohej dhe mua”.

Nano: Ti nuk e ke tentuar këtë gjë?

Idrizi: “Kam tentuar por me funksionin që kam pas, kam qenë i detyruar të njoftoj MPJ shqiptare dhe ka pas hezitim.

Më kanë thënë që pala greke nuk e merr përsipër sigurinë.

Por është e paarsyeshme ne jemi njerëz të lirë.

Nuk di të kem asnjë dënim apo non grata atje. Por mesa duket skupet janë nga ana matanë”.

Loading...