Personi në fjalë, simpatizant i Partisë Socialiste, denoncon kreun e PDIU-së se e ka ofenduar me fjalë banale dhe e ka kërcënuar duke i thënë se “do e gjejë kudo që të shkojë”.
Në mesazhet e publikuara prej tij, Shpëtim Idrizi shkon deri aty sa i jep numrin personal të telefonit, duke e sfiduar t’i dalë përballë.
“…e mbajta 4 vjet në pushtet dhe miku im bëri gjithçka të na e fuste – po ti si guxon të më shash mua si legen burrë .. se je me ps po rri me ps .. por mos i jep gojës dhe dorës se .. po a kursej në fb (facebook) se përballë do të të bëj ti hash fjalët o burrë kurv .. burri ti thotë përball na edhe numrin tim *** e po të pres ose do të gjej – se po të më njohësh pak sdo guxoje po pa të gjet s’të lej ta dish”, i shkruan Idrizi në një prej mesazheve, raporton Newsbomb.al.
Qytetari në fjalë e ka denoncuar Idrizin në rrjetet sociale, duke e sfiduar pas kërcënimeve që thotë se ka marrë.
“Ja dhe kërcënimi ndaj personit tim i Kryetarit të PDIU-së, Shpetim Idrizi që don me pshtu Camërin. Paska dhe dy djem të cilët sipas mesazhit, tregon se don me i fut në sherr me mua apo me djemt e nipat e mi.. Provoje o Tim trimi. Dy duar për mi kry jan, por ama jam i sigurt që ti je prej mishi e jo prej hekuri..”, shkruan denoncuesi. /Newsbomb.al