I ftuar në “Top Talk”, Idrizi u shpreh se Meta duhet të japë kontributin e tij, ndërsa shtoi se është i nevojshëm çdo lloj negocimi, me qëllim tejkalimin e krizës në vend.
Po ashtu, kreu i PDIU-së bën përgjegjës kryeministrin Rama, për të cilin thotë se “ka në dorë krizën”.
“Zoti Meta në rolin e kryetarit të shtetit duhet të jetë i vëmendshëm dhe të luajë kontributin e vet në zgjidhjen e krizës.
Çdo lloj negociatori për të gjetur zgjidhjen e krizës është e nevojshme sepse demokracia në fund të fundit është arti i të mundurit.
Por ndërkohë që palët janë shumë larg dhe shkaktar është Kryeministri, i cili shkruan 7 letra, ky njeriu që erdhi si shërbëtor dhe modern i Twitterit, Facebook-ut dhe komunikimit, tani u kthye në vitin 1920 dhe shkruan letra romantike, ku të gjitha mbarojnë hajdeni për dialog por kam frikë se ju do ikni dhe 30 qershori nuk shtyhet”, deklaroi Idrizi.