Një qen kërkimi i njësisë K-9 ka shpëtuar një mace të mbetur nën rrënojat e një prej godinave të shembura në Turqi për shkak të tërmetit që tronditi vendit disa ditë më parë.
Macja, e cila prej më shumë se 30 orësh kishte mbetur e bllokuar mes dy kateve të shembura të një pallati u pikas nga qeni i quajtur Bob.
Pasi e nxorrën nga rrënojat ekipi i shpëtimit ia dorëzoi macen pronarit të saj, i cili i vendosi një emër të ri. Macja u quajt “Umut”, që do të thotë “shpresë” në turqisht.
Sipas mediave turke, macja edhe pasi u shpëtua dridhej nga frika dhe i ishin këputur të gjithë thonjtë teksa përpiqej që të dilte vetë nga rrënojat.
Tre ditë më parë Turqia dhe Greqia është goditur nga një tërmet 6,6 të shkallës Rihter.
Tërmeti ishte 19 kilometra larg nga ishulli grek i Samos dhe shumë afër nga qyteti i Turqisë, Izmiri.
Sipas të dhënave të publikuara, goditja fillestare është shoqëruar nga 170 pasgoditje.
Prej tyre, 21 ishin me magnitutë mbi 4 rihter. Dëme ka pasur në Turqi dhe në Greqi.