Shpëtojnë mrekullisht 2 persona, një masiv inertesh rrezikoi t’i zërë poshtë

Dy persona kanë shpëtuar mrekullisht teksa udhëtonin pasditen e së enjtes në aksin Rrëshën-Bukmirë.

Drejtuesi i mjetit gjatë udhëtimit ka ndeshur në pengesa, teksa është ulur për t’i pastruar, një masiv inertesh ka rreshqitur duke rrezikuar të zërë poshtë atë së bashku me pasagjerin, i cili ka dalë menjëherë nga makina duke shpëtuar pa përfunduar në humnerë.

Paraditën e të enjtes banorët prostestuan para Bashkisë Mirditë duke kerkuar rehabilitimin e rrugës pasi kalimi në këtë aks është bërë shumë i rrezikshem.

Loading...