Një alpiniste ka rënes në Malin e Tomorrit mesditën e sotme në afërsi tē Çesmës së Tarikos.
Alpinistja ka qenë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit por gjatë ecjes në mal, njëri prej tyre ka rëshkitur në një zonë të thepisur.
Pas ngjarjes në vend është nisur një helikopter për ndihmë. Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se ajo tashmë është evakuuar.
Postimi i ministres
Operacion i vështirë por djemtë tanë ia dolën të evakuojnë alpinisten e aksidentuar në malin e Tomorrit, në lartesinë 7000 ft dhe në kushtet e shikimit të kufizuar.
Bashkëpunim i shkëlqyer i pilotëve të Forcës Ajrore me grupin e mjekëve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës
Mjekësore.🤝