Shpresa të reja për një rezultat kreativ – Nga Rudina Papajani

SHPRESA TË REJA PËR NJË REZULTAT KREATIV…

ARGUMENT

Kur flasim për të ardhmen duhet të vlerësojmë motivin se ku duhet të fokusohemi..ku duhet të ecim.Kjo të bën brenda vetes optimiste për t’u realizuar me hapa të vegjël por me arritje të sigurta në porcione të barazpeshuar mirë.Në fillim të një ditë shkruajmë pikat kyçe për sfidën e rradhës.

Natyrisht ka dhe ngurime apo stepje përballë një sensacioni dhe maksimizimi ku na kujtohen dështimet e kaluara.Akrepat e orës befas kthehen pas duke na fokusuar eksperiencat e dhimbshme.
Në fund të ditës arrijmë të bëjmë një bilanc ku jemi ,kush janë anët pozitive nga e kaluara.
Kjo ndihmesë në vetvete sjell premisa për fitore kreative duke nxitur mënyra dhe gjetje.
Thellë në vetvete ndiejmë një autokontroll duke mos u influencuar nga xhelozitë e kërshëria e të tjerëve.Duke besuar në aftësitë që posedojmë arrijmë të gjejmë shtysa pozitive për të ecur përpara.

Çelësi i duhur të jep drejtimin e duhur duke u pozicionuar se ku duhet të fokusohemi.Me të drejt mund të thuash para pasqyrës se jeta ka dhe ngjyra .Kjo mënyrë e veçantë kur bisedon me veten të bën të alternohesh duke anashkaluar ashpërsinë e ditëve gri.

Shpresa të reja ,impulset pozitive sjellin premisa për një rezultat kreativ në qoftëse të sotmen e shikon të motivuar me një të ardhme të re ku historia që na serviret sjell akciza dhe modele të reja.Zëri i brendshëm vjen si një shqisë e zgjuar që thellë gjen përgjigjen e duhur në kohë e minutë të çastit fatlum……..
RUDINA PAPAJANI.

Loading...