Shpresdhënëse! Bergamo ‘merr frymë’, salla e urgjencës së spitalit është e zbrazët

Pas fotografisë së kishës pa arkivole, Bergamo merr ‘pak frymë’ pasi u godit rëndë nga koronavirusi. Këtë herë lajmi i mirë vjen nga salla e urgjencës së spitalit ‘Papa Gjon XXIII’, e cila tashmë është e zbrazët. Pas javëve ku dhomat dhe korridoret e kësaj urgjence ishin plot me pacientë të prekur nga Covid-19, tashmë personeli mjekësor komenton:

“Le të kthehemi të marrim frymë”.

Tgcom shkruan se ditën e shtunë në Begamo humbën jetën 39 pacientë, ndërkohë që numri i personave pozitivë ishte 298. Ndërkohë, që shoqata, aktivistë dhe biznese, mbështesin me ndihma personelin mjekësor që ndodhet në vijën e parë të luftës kundër COVID.

Mësohet se në këtë zonë janë shpërndarë 160 kupona, që përfshirë drekë ose darkë, për mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë të spitalit Papa Giovanni XXIII, të cilat janë dhuruar nga restorantet në Bergamo. Mësohet se kuponat janë të vlefshëm për dy persona për një darkë ose drekë në 32 nga klubet që i përkasin zonës së Bergamos.

“Ata janë heronjtë tanë dhe ne menduam se do t’i donim t’i falënderonim me ushqimin tonë. Një drekë ose një darkë kur të rihapen ambientet tona, do të ishte një dhuratë për ta”, – thotë shoqata që ka ndërmarrë këtë nismë.

Loading...