Nga Andrea Vangjeli .
Ore Ilir presidenti
Lleshin a de dekretosh?
Se unë shkrova para vargjet
Mundohu mos të më lëndosh
Shqipëri fati të deshi
Iku Xhafa erdhi Lleshi
Trazohet nga pak përsheshi
Kur bota na kap për veshi
Mirë se erdhe gjeneral
Për momentin s”kemi fjal
Politikës thuaj ndal
Të mos iksh me bisht në shal
Ti je gjeneral me grada
Mos u mer kurr me fasada
Blloko benca foristrada
Aty nis dhe barrikada
Blloko krimin në kupola
Se atje ka hyr mola
Nga frika i ka zen kolla
Mos u ngop me kakëzhola
Posti yt ka shumë haraç
Mos loz me cingle nagaç
Mos u piq si buk në saç
Këta të len derrin maç
Duam miell s”duam krunde
Kujdes mos hiqesh për hunde
Të zgjodhën për burr me mënde
“Këmborën” mbahe e tunde
Loading...