Shqipëria e nis me humbje ëndrrën evropiane. Asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë pas golit në pjesën e parë të polakëve. Rasti më ideal ishte ai i Myrto Uzunit, por që fati nuk ishte me kuqezinjtë të merrnin një barazim.
Pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi kryesorë i kuqezinjëve Sokol Cikalleshi deklaroi: “I kemi pritur në mesin e fushës dhe strategjia jonë shkoi shumë mirë. Rastin e tyre të golit mund ta evitonim dhe ata perveç atij rasti nuk paten asgjë tjetër. E rendësishme që të kemi një lojë dhe unitet më pas rezultatet do të vijnë. Ky është një proçes dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm.”
E “respektuam” më tepër seç duhet Poloninë?
Duke pasur eksperiencën e ndeshjeve të shkuara kur kemi tentuar gola kemi pësuar, por në këtë ndeshje ne patëm rastet tona, nuk është se i toleruam se ata nuk na morën përpara. Ne kishim rastet tona, por Shezni është ndër portierët më të mire në botë dhe ai nuk na lejoi sot të shënonim, sidomos në rastin e Asllanit.
A funksionoi siç duhet treshja sulmit?
“Në ato pak hapsira që patëm gjërat u krijuan nga Uzuni dhe Asani, mendoj se kemi kombinuar mire me njëri-tjetrin. Ndoshta me Asanin nuk pata shumë kombinime sepse luaja më tepër në krahun e Uzunit, për këtë arsye u duk se ishte kombinimi më i mirë me të.”
Robert Lewandovski theksoi: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë kjo ndryshe nga ajo 4-1 që fituan dy vite më pare. Menduam se do të ishte një lojë më e hapur loja pasi shënuam golin e parë, por nuk ndodhi kështu.”
You May Like
Astuces pour faire pousser vos cheveux comme des fous
POLONI – Shqipëria e nis me humbje ëndrrën evropiane. Asgjë nuk ndryshoi në pjesën e dytë pas golit në pjesën e parë të polakëve. Rasti më ideal ishte ai i Myrto Uzunit, por që fati nuk ishte me kuqezinjtë të merrnin një barazim.
Pas përfundimit të ndeshjes sulmuesi kryesorë i kuqezinjëve Sokol Cikalleshi deklaroi: “I kemi pritur në mesin e fushës dhe strategjia jonë shkoi shumë mirë. Rastin e tyre të golit mund ta evitonim dhe ata perveç atij rasti nuk paten asgjë tjetër. E rendësishme që të kemi një lojë dhe unitet më pas rezultatet do të vijnë. Ky është një proçes dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm.”
E “respektuam” më tepër seç duhet Poloninë?
Duke pasur eksperiencën e ndeshjeve të shkuara kur kemi tentuar gola kemi pësuar, por në këtë ndeshje ne patëm rastet tona, nuk është se i toleruam se ata nuk na morën përpara. Ne kishim rastet tona, por Shezni është ndër portierët më të mire në botë dhe ai nuk na lejoi sot të shënonim, sidomos në rastin e Asllanit.
A funksionoi siç duhet treshja sulmit?
“Në ato pak hapsira që patëm gjërat u krijuan nga Uzuni dhe Asani, mendoj se kemi kombinuar mire me njëri-tjetrin. Ndoshta me Asanin nuk pata shumë kombinime sepse luaja më tepër në krahun e Uzunit, për këtë arsye u duk se ishte kombinimi më i mirë me të.”
Robert Lewandovski theksoi: “Ishte një ndeshje shumë e vështirë kjo ndryshe nga ajo 4-1 që fituan dy vite më pare. Menduam se do të ishte një lojë më e hapur loja pasi shënuam golin e parë, por nuk ndodhi kështu.”
“Ky është një grup shumë i vështirë dhe ndeshja e sotme përballë Shqipërisë e tregoi këtë gjë, nuk mund të përmend një lojtarë të veçantë nga Shqipërinë, por në tërësi ishte një ndeshje e vështirë,” – përfundoi Lewandowski.