Në 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kreu i Pratisë Demokratike, Lulzim Basha kthehet pas në kohë, në atë që quan arritje historike.
Sot nuk jemi vetëm, shkruan Basha, në këto ditë të vështira ku të gjitha vendet janë prekur nga koronavirusit, duke theksuar se të gjithë bashkë do ia dalim të triumfojmë.
“11 vjet nga anëtarësimi në NATO, Basha kujton arritjen historike: Përkushtimi ynë u shpërblye. Bashkë do t’ia dalim!
Sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të giithë ne shqiptarët.
Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E keqja do të kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë”, shkruan Basha, teksa bashkangjitur ka publikuar edhe një video nga ky moment historik.