‘Shqipëria bëhet’ vijon rrugëtimin, Lapaj: Populli këtu është marrë peng 

Aktivisti i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me qytetarë të Pogradecit. Gjatë fjalës së tij, ai shprehu bindjen e tij se Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Mes të tjerash ai iu bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e kësaj lëvizje, ndërsa i ftoi ata që të firmosin.

“Shqipëria bëhet, por duhet vendosmëri. Këtu populli është marre peng. Do të realizojmë këtë mision, për në është historike. Nuk janë të gjithë njësojë. Ata që kanë marrë peng këtë vend, dhe ata që janë pengje. 15 vjet heq dorë nga çdo post publik, por vetëm të vijnë të firmosin, të bëhen pjesë e lëvizjes dhe të kthejmë gjë iniciativë në mision”, tha ai.

Në fund, Lapaj bëri të ditur se ‘Shqipëria Bëhet’ do të vazhdojë rrugëtimin e bashkëbisedimeve edhe në qytetet të tjera të Shqipërisë, madje edhe jashtë saj.

Loading...