Shqipëria dhe Sllovenia, projekte të përbashkëta në zejtari

Shqipëria dhe Slovenia, do të koordinohen për konkretizim projektesh bashkëpunimi dhe vendosje kontaktesh e bashkëpunimi në fushën e zejtarisë.

Në kuadrin e diplomacisë ekonomike, Agjensia e Zhvillimit të Investimeve, AIDA, prezantoi para Dhomës sllovene të Zejtarisë dhe Biznesit të vogël, klimën e biznesit dhe të mundësive të investimeve direkte të huaja në Shqipëri.

Të pranishmit i përshëndetën Danijel Lamperger, drejtor i Dhomës sllovene të Zejtarisë dhe Biznesit të vogël dhe ambasadori Pëllumb Qazimi.

Përfaqësuesit e AIDA-s, Artur Pilkati dhe Pëllumb Qoseja, pas prezantimeve iu përgjigjën pyetjeve të shtruara nga të pranishmit.

Diskutimet e zhvilluara ideuan rrugë e mënyra për qasje të re dhe aktive në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Sllovenisë.

Zejtaria dhe biznesi i vogël, përfshi investimet sllovene ishin në qendër të debatit.

Në periudhën e afërt në vijim do të koordinohet për konkretizim projektesh bashkëpunimi dhe vendosje kontaktesh e bashkëpunimi edhe me Dhomën shqiptare të Zejtarisë.ATSH

Loading...