‘Shqipëria e fundit në Europë për testimet’, Meta: Është urgjente nga OBSH…

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e cilëson shqetësuese faktin që Shqipëria është e fundit në Europë për sa i përket testimeve të kryera.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i Shtetit shkruan se testimi është veprim themelor për sa i përket gjurmimit të COVID-19.
Reagimi i plotë:

Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Evropë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!

Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë.

Loading...