‘Shqipëria është një histori e suksesshme e turizmit, është një destinacion unik i cili është bekuar’

“Shqipëria është një histori e suksesshme e turizmit, është një destinacion unik i cili është bekuar me brigje bregdetare të mrekullueshme po aq me male mahnitëse dhe sigurisht e mbi të gjitha populli i ngrohtë dhe mikpritës”, tha sot Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO ) Zhu Shanzhong, i cili mori pjesë në Samitin Ndërkombëtar “Turizmi, Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, që u zhvillua sot në Tiranë.

Në fjalën e tij, Shanzhong tha se “në emër të organizatës time, dëshiroj të falënderoj kryeministrin Rama dhe ministrin Klosi për ftesën dhe t’u jap urimet më të mira për organizimin e suksesshëm të këtij takimi ministror po të kemi parasysh ngjarjen e fundit që ka goditur Shqipërinë”.

“Ky tërmet ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme. Shpreh solidaritetin e Organizatës Botërore të Turizmit për popullin shqiptarë dhe gatishmërinë tonë për t’ju mbështetur në rimëkëmbjen e sektorit turistik”, tha ai.

Në vijim, Shanzhong tha se “për vende të ndryshme në mbarë botën turizmi është burimi i rëndësishëm të ardhurash dhe ka një zë 10% PBB të të ardhurave në mbarë botën. Në vitin 2018 turizmi u rrit me 2.8 trilion dollarë amerikan. Po të kemi parasysh këto shifra e kuptojmë se sa jetik është ky sektor”.

“Turizmi e ka ndihmuar Shqipërinë deri tani. Edhe se fatkeqësitë natyrore mund të zënë faqet e lajmeve është e rëndësishme të fokusohemi te rindërtimi që kërkon kaq shumë kohë, po aq e rëndësishme është të bëjmë punë sa më të mirë sa më rimëkëmbëse në Shqipëri në mënyrë që lajmet negative të mos e dëmtojnë turizmin. Turizmi është një aktivitet që cenohet nga fatkeqësitë natyrore siç janë tërmetet, dhe kjo nuk ka kufizim gjeografik sepse janë ngjarje që nuk njohin kufij pasi janë”, deklaroi ai./atsh

Loading...