Pas humbjes përfundimtare të procesit gjyqësor në arbitrazh ndaj biznesmenit italian, Francesco Becchetti, kryeministri Edi Rama thotë se procesi gjyqësor ndaj këtij “marifetçiu” vazhdon.
Reagimin e Presidentit Meta, Rama e konsideron “gëzim sharlatanesk” i një “mendjehumburi dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët”.
Zëri i Amerikës bëri me dije gjatë ditës së sotme Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian dhe se vendi ynë duhet të paguajë 110 mln euro, shuma më e lartë që vendi ynë ka humbur ndonjëherë në arbitrazh.
Kryeministri Rama postim ne Twitter:
Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!
Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!