Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, drejtuar nga zv. kryeministri Erion Braçe, për shkak se tkryeministri Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Katar.
Më herët, edhe Kosova është bërë pjesë e listës së dhuruesve, por pa dhënë një shifër konkrete.
Aktualisht, deri më tani janë grumbulluar rreth 1 miliardë euro, por ekspertët kanë vlerësuar se për rikthimin e Katedrales në gjendjen e mëparshme, nevojitet një shumë më e madhe.
Një pjesë e historisë së Francës, që ka lënë gjurmë në të gjithë botën, u “fshi” brenda pak orësh, por rindërtimi i saj mund të kërkojë dekada
Loading...