Shqipëria ‘i rrëmben’ turistët rusë Italisë, hiqet karantina për vendet e zonës Schengen dhe BE

Italia hap sezonin turistik 2021. Ministri italian i shëndetësisë Roberto Spefanza sapo ka firmosur urdhëresën e cila heq karantinimin e detyruar për të gjitha ata që udhëtojnë drejt Italisë nga vendet e Bashkimit Europian e nga vendet e zonës Schengen.

Turistët që do të mbërrijnë në Itali nga këto territore, do t’u mjaftoj të dëshmojnë një tampon negativ të kryer 48 orët e fundit para udhëtimit.

Urdhëresa e re e qeverisë italiane do të hy në fuqi më datë 16 maj e ende nuk ka një informacion mbi lëvizjen e udhëtarëve nga Shqipëria.

Prej datës 22 prill Shqipëria ka hyrë në listën e vendeve me rrezik të lartë infektimi e për të udhëtuar drejt Italisë me motive të vlefshme si studimi, punësimi e shëndetit është e domosdoshme kryerja e tamponit me rezultat negativ si dhe vetëkarantimi 14 ditor.
Gjithashtu Italia ka hequr karantinimin dhe për të gjithë turistët e udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe e Izraeli, ndërsa mbeten në fuqi rregullat e ndalimit të hyrjes në territorin italian të personave që udhëtojnë nga Sri lanka, Bangaldesh, India e Brazili, të konsideruar me një rrezik të lartë infektimi e që kanë tranzituar në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit.

Rregullat shtrënguese që Italia vazhdon të zbatoj, ka kushtëzuar sektorin e turizmit e prenotimet për sezonin e ri.

Mediat lokale të territorit të rajonit Marche informojnë se rreth 200 turistë rus që kishin prenotuar për të mbërritur këtë javë në bregdetin adriatik të Pesaros, kanë anuluar qëndrimin e tyre duke zgjedhur të vizitojnë Shqipërinë.

Ky lajm ka vënë në alarm strukturat turistike e autoritetet përgjegjëse të qeverisjes lokale të cilat kanë kërkuar nga qeveria qendrore më shumë qartësi e shpejtësi veprimi mbi masat e reja të lëvizjes turistike në favor të turizmit.

Situata pandemike në Itali është përmirësuar dukshëm, Raporti i fundit javor i Komitetit tekniko- shkencor informon se niveli i RT ka zbritur në koeficientit 0.86 e mesatarisht në nivel kombëtar verifikohen 96 të infektuar në 100 mijë banorë.

Vaksinimi i popullsisë po ecën mjaft mirë duke kryer gati 500 mijë doza vaksinë në ditë e prej datës 17 maj Italia do të nis vaksinimin e mbi moshës 40-vjeçare.

Loading...