“Shqipëria ime,shqiponjë e plagosur,vidh e vidh të gjithë,e ti s’ke të sosur!” – Arben Duka

Shqipëria ime,

shqiponjë e plagosur,

vidh e vidh të gjithë,

e ti s’ke të sosur!

Si peshku në tjegull,

buza na është pjekur,

në tridhjetë vite,

katër herë e djegur!

Askush s’na sulmoi,

nuk se na pushtuan,

po me duart tona,

vendin e shkrumbuam!

Po doli nga shishja,

djallin dot s’e kap,

kanë dalë në rrugë,

që ta djegin prapë!

Për ta djegur prapë,

vendin e bekuar,

po e njëjta mëndje,

po të njëjtat duar!.

Falangat shpellare,

me pishtarë në duar,

hatara kanë bërë,

dhe prapë s’janë ndëshkuar!

Hatara kanë bërë,

po prapë s’janë ndëshkuar,

se klasë e pushtetit,

shpejt është korruptuar!

Kur je vetë i pastër,

porsi qelibari,

s’kish pis që do dilte,

me pishtarë zjarri!

Tani më së fundi,

Luli edhe Mona,

duan që të hedhin,

valle mbi kufoma!

Ditët e ndryshimit,

shumë shpejt mund t’jambrijnë,

po Luli me Monën,

kurrë s’duhet të vijnë!

Nuk duhet të vijnë,

kurrë në pushtet,

se aty i kishim,

radhé tetë vjet!

Tetë vjet i kishim,

dhe bënëhatara,

dhe nuk mund t’ja nisin,

sërish nga e para!

Kur kishin pushtetin,

kanë bërë dhe të fundit,

tani s’mbajnë më,

supet e Katundit!

Këtyre të dyve,

popull-kallu flamën,

po të jenë këta,

mirë e kemi Ramën!

S’e dimë se nëç’masë,

është i korruptuar,

po shumë më tepër,

nga këta ka punuar!

Ky pushtet ka bërë,

dhe punë të mira,

po për kaq pak kohë,

s’bëhen mrekullira!

Shikoni Tiranën,

si është dhe si ishte,

Dhjetë si Erioni,

Vatani të kishte!

Ndaj zgjedhjet lokale,

ku vendi po shkon,

me apo pa PD-në,

PS-ë i fiton!

Unë shkruaj si duhet,

jo për karshillëk,

kjo kohë e trazuar,

s’është për tifozllëk!

Po përse t’i dua,

PD-LSI,

që duan të bëjnë,

vetëm gjullurdi!.

Fishekët e pushkës,

i mbajnë në gojë,

ndaj vendin-Sovrani,

duhet që ta mbrojë!

Dhunën edhe zjarrin,

unë kurrë s’i dua,

po janë ca idiotë,

që më shajnë mua!

Po pse më shan mua,

përse-o mavri,

unë s’luftoj për vete,

unë luftoj për ty!

Që vendi mos jetë,

gjithnjë në udhëkryq,

unë dua të ketë,

rregull edhe ligj!

A.DUKA

Loading...