Shqipëria dhe Ronela Hajati nuk kanë arritur të kualifikohen për në finalen e madhe të Eurovisionit. Këngëtarja shqiptare hapi siparin e gjysmëfinales së parë të këtij edicioni por duket se performanca dhe kënga e saj nuk ishin të mjaftueshme që ajo të kualifikohej për në finalen e cila është më 14 maj.
Që Ronela të kalonte në finale i duheshin votat e shqiptarëve jashtë vendit tonë dhe vlerësimi i jurisë profesionale por duket se nuk kanë mjaftuar për të shkuar më tej.
Kujtojmë se Ronela e përfaqësoi vendin tonë në Torino me këngën “Sekreti” e cila u shoqërua edhe me një koreografi tepër energjike.
Loading...