Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Irani dyshohet se është shteti që organizoi sulmin kibernetik ndaj sistemeve qeveritare afro dy muaj më parë. Për një periudhë gati një javore, e-Albania ndërpreu të gjitha shërbimet për shkak se ishte nën një sulm kibernetik të paprecedentë.

Hetimet me ekipin e FBI-së amerikane duket se kanë dhënë rezultat dhe pritet që mesditën e sotme kryeministri Edi Rama të lajmërojë ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, raporton Report TV.

Ditët e para të sulmit, ekspertët aluduan se pas tyre mund të qëndronte një vend armiqësor me Shqipërinë, Irani ose Rusia. Qeveria shqiptare i ka dërguar një notë verbale Ambasadës iraniane në Tiranë dhe e ka vënë në dijeni për ngrirjen e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka akuzuar disa herë Shqipërinë se bashkëpunon me Shtet e Bashkuara të Amerikës në një komplot kundër Republikës Islamike të Iranit. Shkak për këtë qëndrim është bërë strehimi i muxhahedinëve në Manzë të Durrësit./Shqiperiaime

Loading...