Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.
“Nëse po kërkoni të filloni vitin me një aventurë të re, këtu janë disa sugjerime që do t’ju ndihmonin për udhëtimet tuaja,” shkruan gazeta.
Riviera Shqiptare
PSE ËSHTË E NJOHUR: Vendasit i kanë ruajtur me dinakëri për vete plazhet dhe gjiret e detit për dekada të tëra.
Por tani, Lonely Planet e ka quajtur vendin një destinacion të mirë për 2019. Mund të vini bast se është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet një Kroaci e re.
ÇFARË PRESIN TURISTËT: “Njerëzit shpesh kanë një imazh të ashpër për Shqipërinë,” na tregon Tom.
“Prandaj, ata mbeten të befasuar kur shohin se sa idilik është ai vend”.
Në Drimadhë, vizitori ndjen shijen e parajsës shqiptare: hotelet e bukura dhe baret rreshtohen përgjatë rërës së bardhë, plazhit dhe detit si pastër si kristali.
Gjithashtu, Shqipëria në mënyrë të konsiderueshme ia kalon Greqisë dhe Italisë fqinjë kur është fjala për koston.
Vera nё Shqipёri ka temperaturat mё tё mira mbi 20°C, por edhe turmat më të mëdha për shkak të popullaritetit të saj në rritje.
Prandaj, provo tё vizitosh Shqipërinë në maj dhe shtator.
“Mundohuni të vizitoni Shqipërinë gjatë majit ose shtatorit për të shmangur turmat e mëdha për shkak të popullaritetit të saj në rritje”, përfundon “The Sun”/atsh/