367 mijë shqiptarë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane gjatë vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të shtetit, kjo shifër është rritur ndjeshëm, nga 246 mijë që ishin në vitin 2016.
Shqipëria është edhe një nga vendet me numrin më të lartë të aplikantëve, duke marrë parasysh edhe numrin e popullsisë së vendit.
Por, ka edhe nga ata të cilët preferojnë të qëndrojnë dhe të punojnë në Shqipëri.
Sipas të dhënave të INSTAT, mesatarisht 40 mijë shqiptarë janë larguar çdo vit jashtë vendit. Ndërkohë, një sondazh i pak kohëve më parë nga GALLUP tregon se 31% e shqiptarëve duan të largohen.
Loading...