Shqipëria sipas Express.co.uk, është një nga vendet më të sigurta në botë në rast lufte.
Vlerësimi vjen për shkak të bunkereve të shumëta dhe terrenit të vështirë.
Express.co.uk, e rëndit Shqipërinë si një nga 4 vendet më të sigurta në botë, nëse shpërthen lufta e 3 botërore.
Më shumë se 170,000 bunkerë u ndërtuan nën tokë në Shqipëri midis viteve 1960 dhe 1980, gjatë sundimit të udhëheqësit komunist Enver Hoxha.
Në fakt, ekziston një mesatare prej 5.7 bunkerësh për çdo kilometër katror në Shqipëri.
Sipas Atlas Obscura: “Çdo bunker kushton rreth 800 euro për të shkatërruar, dhe ka rreth një bunker për çdo katër shqiptarë”.
Ato u ndërtuan gjatë një kohe krize ekonomike dhe strehimi dhe asnjëherë nuk u përdorën për mbrojtje nga lufta.