Popullsia e Shqipërisë nuk po rritet. Statistikat e fundit tregojnë se numri i shqiptarëve nuk është rritur për shkak të vdekjeve të shumta dhe lindjeve në ulje. Vitin e shkuar Shqipëria kishte vetëm 675 lindje më shumë se vdekje, çka është një shifër e papërfillshme.
Këto shifra përbëjnë një rekord absolut negativ, duke përjashtuar vetëm dy vitet e pandemisë, 2020-21, kur kishte një numër tejet të pazakontë vdekjesh. Viti 2021 është i vetmi në historinë e Shqipërisë, që ka shënuar ulje të popullsisë, duke regjistruar 3296 vdekje më shumë se lindje.
INSTAT bën me dije se në vitin 2022 u shënuan 22900 vdekje, duke pësuar një tkurrje të fortë prej 37% në raport me një vit më parë, kur ishte kulmi i pasurisë, duke iu rikthyer trendit normal të para pandemisë. Nga ana tjetër këtë vit lindën 23600 bebe, me një rënie prej 13.5% në krahasim me vitin e shkuar.
Ky është niveli më i ulët i lindjeve në Shqipëri të paktën që nga viti 1934, kur raportohen të dhënat. Kjo statistikë mat vetëm lindjet dhe vdekjet, por numri i atyre që jetojnë në Shqipëri është ulur shumë më shumë për shkak të emigracionit. Ky trend do të vazhdojë.