Shqipëria tani ka yllin dhe planetin e saj – Ftohen të gjithë qytetarët dhe studentët që të japin dy sugjerime për emrat

Hafizi fton të gjithë qytetarët dhe studentët që të japin dy sugjerime për emrat.

Lajmi që Shqipëria ka në pronësi një yll dhe planet është mirëpritur nga qytetarët.

Propozimet për emërtimin e tyre janë pafund. Disa mendojnë të quhen “Kosovë dhe Shqipëri”, “pellazg dhe ilir”, apo emra të heronjve tanë kombëtarë apo mbretërve të ndryshëm shqiptarë.

Hafizi fton të gjithë qytetarët dhe studentët që të japin dy sugjerime për emrat, por ata duhet të kenë lidhje me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë.

 Ndërkohë që në rregullore përcaktohet se të dy emrat duhet të ndjekin një temë të përbashkët, nuk duhet të jenë emra të personave që janë gjallë dhe duhet të kenë vdekur para një shekulli.

Mimoza Hafizi na tregon Organizata Ndërkombëtare e Astronomëve mori këtë vendim dhe pse u zgjodhën pikërisht ky yll dhe ky planet për Shqipërinë.

Astrofizikania tregon se interes më të madh ka planeti, i cili mund të ketë edhe satelitë që rrotullohen rreth tij.

Ylli që i është dhënë vendit tonë, njihet me emrin teknik HD 82.886, ai është 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël.

Klan Plus

Loading...