Një tjetër grup mjekësh dhe infermierësh nga Shqipëria janë nisur sot drejt Italisë, për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Ky është grupi i dytë me mjekë dhe infermierë shqiptarë, që po shkojnë në Itali për të dhënë ndihmën e tyre, pas gjunjëzimit nga koronavirusi të vendit fqinj.
“Ne sot jemi mbledhur për një si ndihmë për shtetit italian. Jemi rreth 60 infermier, jo të gjithë të punësuar. unë kam qenë zëvendësuese në QSUT, deri sa të presim radhën vendosëm që të ndihmojmë Italinë.
Na njoftuar dy javë më parë. E dimë që do kemi viruse dhe në do të japim maksimuin si staf që jemi, dhe besoj që do dalim faqebardhë.
Unë jam nënë me tre fëmijë, janë mërzitur. Nuk kemi bërë trajnim, por unë që kam punuar, e di si është puna, trajnimi, na kanë thënë që do trajnohemi atje dhe pastaj do fillojmë punë. Janë nga gjithë Shqipëria. Ne do të shkojmë në Romë, por spitalin e vendosin ato. Mesazhi është për të gjithë që të mbajnë distancë, rregullat e higjienës dhe do të dalim faqebardhë”, u shpreh një nga infermieret.
Pak javë më parë, Shqipëria dërgoi në Itali 30 mjekë dhe infermierë, të cilët po shërbejnë në frontin e parë të luftës kundër COVID-19 në spitalet e Breshias.