Shqipëria,vendi i parë në botë me numrin më të madh të kafeve

Shqiptaria ka thyer rekord duke u renditur vendi i parë në botë për numrin e kafeneve që ka në raport me popullsinë, duke ia kaluar kështu edhe Spanjës e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian dhe në botë.

Monitor raporton se sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri, numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar-restorante), me rritje 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante).

Ndërkohë në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë ose 1 bar-kafe për 152 banorë.

Monitor bën të ditur se në Shqipëri konsumohen 2.5 kg kafe për frymë. Një shqiptar ka konsumuar mesatarisht 300 deri në 375 kafe në vit.

Loading...