Shqiponja i sjell fat, sulmuesi shqiptar mahnit Rumaninë me dy gola

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku po kalon një formë fantastike te ekipi i tij, FC Astra në Rumani.

Skuadra ku luan futbollisti shqiptar shqiptarit u përball sot me gjigandët e Cluj e vlefshme  për turin e 1/8-ave në Kupë Kupë.

Ndeshja ka qenë spektakël i vërtetë pasi pas 8 minutave lojë, Astra e shihte veten në disavantazh 3-0.

Reagimi ishte fanstastik.  Që në minutën e 14-të, ishte Llullaku që shënoi me një penallti.

Më pas, 10 minuta më vonë, autogoli i Kordos shënoi edhe realizimin e dytë për Astrën, ndërkohë që në të 76-tën, shqiptari plotësoi dopietën personale, dhe barazoi gjithçka në 3-3, duke çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Clujii ishte ndëshkuar me karton të kuq pak para se të mbylleshin 90 minutat e rregullta, dhe në shtesë, erdhi një tjetër autogol në minutën e 99-të, dhe me rezultatin 3-4, Astra kaloi në turin tjetër.

Loading...