POPULLIT TIM SHQIPTAR – NGA JORGJI SOTIR MOÇKA
Shqiptarë të dashur, ju të shtrënjtët e mi
Po ju flas unë, Shqiponja juaj me dy krerë
Murosur te flamuri qysh në lashtësi
Emblem’e kombit u jap e më jepni nder
Ju dua e çdo njërit i jap përqafim
Jam simboli juaj motit shuguruar
Figurë e patjetërsueshme gjer n’amshim
Për jetë do të jem me ju e shënjtëruar
Shqiptarë të dashur kudo ku ndodheni
Zoti madh vendin tuaj e ka bekuar
Dhe emrin që mbani nga mua e keni
Shpirtin e lirë unë u kam dhuruar
Kur punoni sëbashku me ju krenohem
Ngjitem në të lartat maja lumturohem
I them vehtes time: shikoj si gëzohen
Kur shqipot bëhen bashkë tjerët tmerrohen
Kur thurni këngë plot dashuri e gëzim
Tundem në flamurin e kuq e gëzohem
Shoh tek lumturoheni që bëni përparim
Por kur në mesin tuaj ziheni trishtohem.
Keni vite që në një mendje nuk po vini
Për të mirën e kombit drejt përparimit
Aq të përçarë jeni sa shpirtin m’lëndoni
Shani e grindeni me gjuhën e tërbimit
Amanetin e Kastriotit s’e zbatoni
Prijësit tonë t’madh, atrategut legjendar
’’Shqiptarë po u bëtë bashkë fitoni’’
Po prijësat këtë e kanë harruar
Njëri godet gozhdën, tjetri në patkua
E bëtë kuvendin stallë derrash për ibret
Shani njëri-tjetrin në motra e grua
Ju të zgjedhurit tanë pa nder e lezet
E quani veten burra, ju deputet
Ç’bëni more? Mos mëndjen e merrni hua
Tre dekada vidhni shisni tokë e det
E deri tani s’u hyri gjëmb në thua
Në nder betoheni se popullin e doni
Se për të punoni e sakrifikoni
Votën me lajka e hile ja kërkoni
Kur ata kanë hall me sy s’i shikoni
Ndërsa e keni zhytur në varfëri të plot
Pastaj thoni : Ikni, tjera vende kërkoni
Populli i mjerë vuan e qan me lot
Se kështu të mirën atij ia doni
Hallin e popullit ju nuk po e zgjdhni
Keni hallin tuaj sa më shumë të vidhni
Sa më shumë të mashtroni e gënjeni
Se aq më shumë pushoni e dëfreni
Turp e marre për ju që vendin baltosni
Në sytë e botës jeni bër si klloun
Shitur tek të huajt dhe me ta kullosni
Ju gjakpirësa e hajdutër firaun
Shkoni e dëfreni me djersën e popullit
Në vendet lluksoze gjer në filifistun
Ju e latë vendin në pikën e hallit
Jeni maskarenjë tjetër ç’tu them unë
Ju flisni sa herë për të ndershmin moral?
Që fjala e kulturuar të zërë vend
Kurse gojën e keni aq të përdalë
Sa nuk lini fjalë pa thënë në kuvend
Me libër shtëpie shani njëri-tjetrin
Po siç e keni zënë kokën do hani
Se dhe koburen mundet disa ta nxjerrin
Pastaj do pendoheni veten do shani
Njoftim : Portali www.laberianews.com në kuadër të nismës “Mbështesim krijuesit e Labërisë”, ideon, krijon dhe dizenjon bolgje personale për poetët e labërisë . Në zbatim të kësaj nisme, të gjithë krijuesit e labërisë mund të kenë një dritare personale (falas) ose një blog personal (me kosto minimale/simbolike) ku të përmbledhin gjithë krijimtarinë e tyre, poezitë, prozat, tregimet, romanet, reagimet, opinionet, fotot etj.
Kush është i interesuar të ketë nje dritare personale ose blogun personal në hapësirat e www.laberianews.com mund të na kontaktojë në: E-mail : laberianews@gmail.com ose ne facebook : https://facebook.com/Laberianews/
Keto jane disa blogje krijuesish të labërisë të dizenjuara nga Labërianews:
http://ademnuhaj.laberianews.com/
http://rudinapapajani.laberianews.com
http://zilfomuco.laberianews.com/
http://pajtimgraci.laberianews.com/