Një ngjarje e rëndë tronditi Athinën pasditen e sotme, ku nga shkëmbimi i zjarrit mes dy grupeve të armatosura mbetën të vrarë 2 shqiptarë.
Sipas mediave greke, shqiptarët janë babë e bir, ky i fundit i moshës 25 vjeç. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 2 persona të tjerë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia greke dyshon se përplasja me armë ka ndodhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës, ndërsa ky shesh është shndërruar në një pikë për shkëmbimin e drogës nga të huajt, shkruajnë mediat e shtetit fqinj.
Identitetet e viktimave nuk bëhen edne të ditura, ndërsa kanë dalë edhe fotot e para nga vendngjarja, ku babë e bir ndodhen të shtrirë në hyrje të lokalit.
Loading...