Siç raporton korrespondentja jonë në Greqi, Ira Londo, në sheshin para Bashkisë së Athinës, një grup shqiptarësh, por edhe qytetarë grekë, kanë ndezur qirinj për të kujtuar viktimat.
Në përkujtimore kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive politike greke, të Bashkisë së Athinës dhe qytetarë të thjeshtë si dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar.
Pasi kanë vendosur një kurorë të madhe me lule qytetarët kanë krijuar numrin 51 me qirinj.
Ndërkohë, shqiptarët në Greqi janë solidarizuar me dhimbjen e bashkëkombësve të tyre, ndërsa janë angazhuar për mbledhjen e fondeve që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti.
Loading...