Britanikja The Sun raporton se si një bandë shqiptarësh kanë fituar miliona duke hapur një “‘Call Centre” për shitjen e ko kainës.
Në artikullin e publikuar thuhet se banorët e qytetit “Tunbridge Wells” kanë shpenzuar 4.2 millionë paundë në blerjen e ko kainës për një periudhë 6-mujore.
Shitja e d rogës u bë me anë të një mekanizmi shpërndarjeje të quajtur “Deliveroo for dr ugs”, sipas informacioneve që zotëron një gjykatë.
Raportohet gjithashtu se banda shqiptare kishte ngritur edhe një qendër “Call Centre” në Londër, që ofronte shërbim 24-orësh për qytetin e Kent-it.
Rasti u zbulua pasi deputeti konservator Michael Gove, pranoi të kishte marrë d rogë dhe një raport i Brukselit paralajmëroi se Britania është bërë kryeqyteti i k ok ainës në Evropë.
Artikulli vazhdon më tej:
Gjykata u vu në dijeni se banda kishte përdorur një model të thjeshtë dhe të qëndrueshëm të biznesit të shitjes së dr ogës. Simon Taylor, prokuror, ka thënë lidhur me rastin: Gjithmonë gjysmë grami, gjithnjë ko kainë, gjithmonë 40 paundë, gjithmonë tregtarë shqiptarë dhe gjithmonë ‘Tunbridge Wells’.”
Në artikull thuhet gjithashtu se në vetëm një javë, në korrik të vitit të kaluar, një prej “Call Centre”-ave të bandave mori 1,500 thirrje për porosi, që përllogariten neto në shumën e 60,000 paundëve.
Taylor shton:
Organizatorët e rrjetit po vepronin përmes një mekanizmi shpërndarës të dr ogës dhe ishin në gjendje të mbanin telefonin kryesor ‘steril’, duke e përdorur atë vetëm për marrjen dhe konfirmimin e urdhrave”.
Sipas The Sun, dëshmitë e stilit të jetesës ekstravagante të anëtarëve të bandës u gjetën në telefonat e sekuestruar.
Njëri prej tyre, thuhet në artikull, u filmua duke i hedhur para një këngëtareje në një klub nate, një tjetër mburrej për dërgimin e një automjeti të tipit “Range Rover Sport” drejt Shqipërisë dhe një i tretë për blerjen e dhëmbëve të rinj për të vjehrrën.