Shqiptarët që jetojnë në Britani janë mbledhur për të festuar 110 vjetorin e Pavarësisë.
Me makina luksoze dhe me flamujt kuq e zi ata kanë dalë në qendër të Londrës. Entuziazmi i tyre nuk i pengon ndenjën e patriotizmit pavarësisht se shihen forca të shumta policie të cilat ndërhyjnë në mesin e eskortës së automjeteve të shqiptarëve.
Emigrantët shqiptarë kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave Britanike pasi janë akuzuar si “kriminelë”, akuzë kjo e cila solli shumë nervozizëm dhe ngjalli reagime të shumta. Një ndër ta ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili priti nga Bravermani dhe qeveria Britanike të kërkonin falje për këto akuza të rënda, pasi emigrantët shqiptarë janë si gjithë të tjerët.