“Shqiptaret duhet te vriten”….Pesë oficerë policie janë shkarkuar për shkak të komenteve të tyre raciste, seksiste dhe homofobike.
Ata janë dëgjuar të ankohen duke krahasuar një oficer me ngjyrë me një qen të racës së përzier, ndërsa për shtetasit shqiptarë kanë thënë se duhen qëlluar, dhe se emigrantët e paligjshëm sipas tyre meritojnë dënim me vdekje.
Hetimi ndaj efektivëve kishte nisur që prej 2018-ës pas disa ankesave. Gjyqtari Jason Beer tha se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin e 21.
“Ishte një njësi raciste. Një oficer me ngjyrë akuzohej se ka shkuar në Angli nga Afrika me një arkë dhe është marrë nga Kopshti Zoologjik”, tha Beer.
Ai ka deklaruar se oficerët kanë shpërndarë foto mes njëri tjetrit në grupe të ndryshme në platforma komunikimi.
Oficerët ishin shprehur se shtetasit shqiptarë “duhet të pushkatohen ose edhe të vriten me një agjent nervor” dhe se “emigrantët e paligjshëm meritojnë dënimin me vdekje”, tha Z. Beer.
Ai shtoi: “Ishte një njësi shumë e keqe, që shfaqte qëndrime ndaj grupeve dhe komuniteteve që oficerët e policisë janë thirrur të mbrojnë”, citon top channel.