Shqiptarët i dhurojnë shtëpi të re familjes Lazi nga Elbasani(Foto)

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye në fshatin Kaçivle të Elbasanit, tek familja Lazi, e cila prej kohësh tashmë jetonte në një çadër të vogël.

Duke mos pasur as kushtet më minimale të jetesës, fëmijët kërkonin vetëm një dhomë ku mund të fusnin kokën.

Historia e tyre preku jo pak zemra dhe bëri bujë në rrjetet sociale. Firma “Braka” mori përsipër ndërtimin e banesës së re.

Sidrit Bejleri shkoi javën e kaluar dhe u përcolli një lajm të mirë, fondacioni “Firdeus” bashkë me firmën e ndërtimit “Braka” e përmbushën premtimin dhe familja Lazi ka më në fund një vend të denjë ku mund të fusin kokën të pa shqetësuar nga kushtet atmosferike jashtë.

Kjo është një tjetër shtëpi e ngritur nga themelet në emisionin e shqiptarëve.

Kur e panë për herë të parë banesën e tyre të re, vajzat dhe nëna e tyre nuk i kanë mbajtur dot lotët e lumturisë. Është ajo që kanë dëshiruar me shpirt.

Flamuri u shpreh plot mirënjohje:

E falënderoj administratorin Marsel Brakën, që erdhi me punëtoret dhe ndërtoi shtëpinë, asnjë nuk vinte prej Durrësit për ta bërë këtë shtëpi. Kemi qenë një vit vetëm me qiellin sipër. Sot ne nisim një jetë të re, më duket sikur linda edhe njëherë.
Ndërsa Nexhmija tha mes lotësh:

Falenderoj Elvisin, Sidritin, Ilir Hoxhollin dhe Mareselin, faleminderit gjithë emisioni i shqiptarëve.”

Loading...