Dy shqiptarë që i vunë zjarrin qendrës së azilit në Gjermani mund të qëndrojnë në këtë vend shumë më gjatë nga sa e kishin menduar.
Prokuroria ka ngritur akuza të rënda për ta. Sipas gazetës gjermane Express, ata rrezikojnë deri në 15 vite burg.
Dy shqiptarët 19 dhe 24 vjeç akuzohen për zjarrvënie të rëndë. Ata u bënë të famshëm pasi e regjistruan ngjarjen e rëndë dhe e hodhën në internet.
Videoja e tyre u bë virale në Shqipëri pasi ata deklaronin: Ku ka shqiptarë, ka zjarr.
Të dy ishin të frustruar nga vendimi për t’i dëbuar.
Ngjarja ndodhi më 5 gusht të vitit që shkoi.
Loading...