Shqiptarët plagosin me thikë serbin në Mitrovicë, Haradinaj: Fajtorët të dënohen!

Një i ri serb është plagosur me thikë pas një përleshje me një grup të rinjsh shqiptarë.

Ngjarje e ndodhur në Urën e Ibrit në Mitrovicë, ku i lënduar ka mbetur 17 vjeçari D. Bojkoviç.

Ai është duke marrë trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për ngjarjen ka reaguar edhe Ramush Haradinaj, i cili ka dënuar ashpër plagosjen e të riut serb duke i bërë njëherësh thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

“Dënoj ashpër rastin e përleshjes dhe therrjes së një të riu serb në lumin Ibër. U bëj thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejt të zbardhin rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.

“Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të saj dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës dhe diversitetit. Veprimet e tilla janë raste të izoluara dhe asnjëherë nuk do të cënojnë paqen dhe sigurinë në vend!”- shton Haradinaj.

Loading...