Shqiptarët sh err me shishe në lokal në Greqi, njëri i shkon në shtëpi dhe i rr eh gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kafene në Heraklion, Lamia të Greqisë ku burrat me origjinë shqiptare u përleshën mes tyre. Gjithcka nisi pas orës 15:00 të së dielës, por është e paqrtë se cfarë e shkaktoi sherrin mes tyre.

Njëri lajmëroi vëllezërit, të cilët u mnduan të qetësojnë situatën, por pa rezultat. Ai nisi të thyente shishet e birrës dhe të kërcënonte bashkëatdhetarin. I inatosur, u largua nga kafeneja dhe u nis për në zonën e Damasta ku jeton shqiptari me të cilin u përfshi në sherr.

Mediat greke raportojnë se shkoi në shtëpinë e tij dhe kërkoi gruan, të cilën nuk ngurroi ta godiste në kokë me një copë druri.

“Ai shkoi në shtëpi dhe e goditi gruan time me shkop, tani EKAB po e çon atë në spital” , tha burri i saj disa minuta pas incidentit në një stacion karburanti lokal, ku ai bisedoi me banorët e frikësuar që e pyetën se çfarë kishte ndodhur.

“Ne pamë se kishte tension dhe se në një moment njëri prej tyre u largua dhe u nis për në Damasta. Ne nuk mund ta imagjinonim që ai të godiste gruan e tjetrit. Kishte tension, ata u kapën në duar… “theksoi një tjetër dëshmitar. Ambulanca shkoi me shpejtësi për të marrë gruan e plagosur, e cila u transferua në spitalin lokal, ku iu dha ndihma e parë. Ndërsa autori i ngjarjes ka rënë në prangat e policisë.

Loading...