Shqiptarët të dëgjojnë këshillat tona dhe këtë situatë ta marrin seriozisht

I ftuar në emisionin ‘Open’ është doktor Pëllumb Pipero. Ai deklaron se mund të kemi më shumë raste të infektuarish sesa numri zyrtar i nxjerrë deri tani.

Nga eksperienca e marrë nga Kina dhe Italia, për çdo rast ka 1-2 të infektuar të tjerë të fshehur.

Deri në keto momente janë regjistruar 51 të infektuar por në total mund ta kenë virusin 500 persona.

Po ashtu mësuam nga eksperienca me Kinën dhe Italinë se bumi është nga fundi i javës së 3 apo të 4. Duhet theksuar se shumë mund të jenë të infektuar por nuk manifestojnë sëmundje.

Andaj duhet që shqiptarët të dëgjojnë këshillat tona dhe këtë situatë ta marrin seriozisht- u shpreh Pipero.

Aktualisht kemi 23 të shtruar në spital dhe 2 të tjerë po presin rezultatet e analizave.

Loading...