Shqiptari 44-vjeçar i shpallur në Britani si ‘burri më i fuqishëm’ në vitin 2008,akuzohet për…(foto)

Një 44-vjeçar i shpallur në Britani si ‘burri më i fuqishëm’ në vitin 2008 është i përfshirë në një grup kriminal, i cili trafikonte emigrantët shqiptarë ilegalisht për në Britani.

Jimmy Marku, 44-vjeç akuzohet se së bashku me pronarin shqiptar e një restoranti në Britani Alex Sefollin 39-vjeç dhe vëllain e tij Jetmir Markun 46-vjeç trafikonin në mënyrë të paligjshme emigrantët shqiptarë përgjatë kanalit me një varkë.

Në maj të vitit 2016 forcat e policisë lundruan me varkën e quajtur “Furtunella”. Ata gjetën 17 shqiptarë të cilët ishin fshehur nën kuvertë. Sefolli nga Northampton kishte në pronësi një restorant si dhe disa kompani ndërtimi përpara se të falimentonte në vitin 2016 dhe të niste trafikun e emigrantëve.

Ndërkohë kapiteni i varkës, australiani Stephen Jackson pasi u ndalua nga policia ka pranuar se ka qenë pjesë e kësaj bande e përbërë nga tre shqiptarët. 

Vëllezërit Marku, të cilët jetonin në Ealing janë gjithashtu të akuzuar se kanë i kanë ofruar strehim emigrantëve të paligjshëm në harkun kohor të viteve 2014-2017.

Sefolli akuzohet se ka punësuar 3 emigrantë të paligjshëm në shtator në 2017-s. “Rasti për të cilin po shqetësohemi ka të bëjë me krimin e organizuar.

Ata ishin pjesë e një komploti të mirëorganizuar për të çuar 17 shqiptarë nga brigjet franceze për në Britani përmes një varke në maj të 2016. Vëllezërit Marku u kapën duke strehuar 3 shqiptarë në shtëpinë e tyre në Londër,”- u shpreh prokuroria britanike.

Për Sefollin ishte e dukshme arsyeja për të fituar para nga trafikimi i emigrantëve, pasi bizneset e tij kishin falimentuar. Jetmir Marku, i cili ishte punonte në ndërtim si i vetëpunësuar kishte punuar bashke me Sefollin në disa projekte . Plani i tyre ishte i pazbuluar deri në çastin kur policia ka ndaluar kapitenin e varkës.

Jimmy e Jetmir Marku dhe Alex Sefolli mohojnë akuzat se kanë krijuar kushtet për lehtësimin e emigrimit të paligjshëm. Jetmir Marku dhe Sefolli mohojnë gjithashtu edhe akuzën e komplotit se kanë krijuar kushtet për lehtësimin e emigracionit të paligjshëm. Gjyqi ndaj tyre vazhdon./Opinion

Loading...