Shqiptari bëhet pjesë e guidës më të njohur të restoranteve në botë, gjashtë muaj pasi hapi restorantin

Nëse është e vërtetë që jeta është një ëndërr, për disa edhe mund të realizohet.

Kështu ka ndodhur edhe për 33-vjeçarin shqiptar Dijonis Xhindoli, i cili një vit më parë hapi një restorant në Londër, “The clock n8” dhe gjashtë muaj më pas u bë pjesë e guidës më të njohur të restoranteve në botë, Michelin.

”Një prestigj ky që e katalpultoi shefin shqiptar mes emrave më të njohur të gastronomisë në Britani, në një moment kur moshatarët e tij janë në vshtirësi për gjetjen e një pune, për shkak të krizës. Xhindoli i lindur në vitin 1987 në Shqipëri në moshën dhjetëvjeçare emigron me familjen në Itali.

Braktis Italinë në vitin 2018 për shkak të pamundësisë për të gjetur punë dhe vendoset në Londër.”, thuhet në artikullin e dedikuar në gazetën e njohur italiane, ‘Forlitoday’, për shqiptarin e suksesshëm.

KultPlus ka sjellur intervistën e plotë të përkthyer në shqip, që shtjellon më shumë për karrierën dhe rrugëtimin e Xhindolit

Dijonis si ka qene adoleshenca jote në Forlì?

Unë kam lindur në vitin 1987 në Shqipëri, familja ime u vendo në Forlì në vitin 1998 pas problemeve që pati vendi në atë periudhë. Kam bërë shkollën fillore në Bersani, ku u detyrova të ndiqja dy herë klasën e pestë për të mësuar italishten. Pastaj ndoqa studimet normalisht dhe në vitin 2007 u diplomova si gjeometër.

Kur isha në vit të fundit të shkollës fillova të punoj në disa nga baret dhe restorantet e vendit si kamarier dhe ndihmës kuzhinier. Në një prej restoranteve më të mëdha shefi i kuzhinës që ishte dhe pronari më mësoi si të gatuaja midhjet, të cilat edhe sot i kam në menu, dhe është një pjatë shumë e kërkuar nga anglezët.4

Loading...