Shqiptari me emrin Xhorxh, pasi nuk ka dashur të tregojë mbiemrin, ka bërë një gjest të admirueshëm.
Banues në Turo, në provincën e Peruxhias, shqiptari ishte në stacionin e autobusëve, ku po niste një pako për djalin e tij, kur ka gjetur një portofol që ishte i gjithi i lagur.
Duke mos e ditur se ku ishin zyrat e karabinierëve, ai e ka marrë portofolin me vete dhe sapo ka shkuar në lokalitetin ku jetonte është paraqitur në kazermën e policisë dhe e ka dorëzuar.
Në portofol ishin para, dokumente bankare dhe patenta e personit që i kishte humbur.
Portofoli është dorëzuar i paprekur, ndërsa banorët e zonës janë shprehur se Xhorxhi është një njeri i respektueshëm në zonën ku jeton.
Mediat italiane shkruajnë se ky gjest i shqiptarit tregon se në Itali jetojnë më shumë qytetarë të cilët punojnë e jetojnë me djersën e tyre dhe nuk merren me punë të pista