Shqiptari bie nga ndërtesa ku po punonte, në gjendje kritike për jetën

Një 46-vjeçar shqiptar, teksa punonte në sektorin e ndërtimit në Maltë, ka rënë nga një ndërtesë dhe për pasojë ka marrë dëmtime të rënda në trup.

Sipas mediave vendase, shqiptari punonte në një kantier ndërtimi në Siggiewi, ndërsa nuk bëhet me dije identiteti i tij.

Mësohet se 46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt.

“Një burrë shqiptar pësoi lëndime të rënda këtë mëngjes pasi ra nga lartësia ndërsa punonte në një kantier ndërtimi në Siggiewi”- njofton policia malteze.

Ndërkohë, autoritetet vendase ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e shkaqeve

Loading...