Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi pretendon se mbahet prapa hekurave në mënyrë të padrejtë pasi nu e ka kryer ai krimin për të cilin akuzohet.
Ai ka kërkuar që të lidhej me avokatin e Popullit Grek por drejtuesit e burgjeve u kanë mbyllur çdo rrugë informimi, duke u thene se nuk ka avokat populli.
Ai tregon se si është dënuar me burgim të përjetshëm në Patra para 8-vitesh, si dënohen shqiptarët, dhe si sillet drejtësia kur ka përballë shqiptarët, ku avokati i tij nuk dëgjohet dhe respektohet gjatë gjykimit të tij.
Pasi ka marrë vendimin e shkallës së parë, drejtësia ia shtyn 18 muaj nga dita e caktuar për marrjen e vendimit të shkallës se dytë. Një herë në dy muaj i dënuari ka të drejtë të bëjë kerkesë për gjykim te shpejtë dhe për lirim me kusht, diçka të cilën ia kanë refuzuar me justifikimin se është i denuar me burgim te përjetëshëm dhe nuk i duhen këto kërkesa për shkallën e dytë.